Oferta E DREJTA E MJEDISIT - LEGJISLACIONI MJEDISOR SHQIPTAR KRAHASUAR ME LEGJISLACIONIN EVROPIAN, Liber nga SAZAN GURI nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
E DREJTA E MJEDISIT - LEGJISLACIONI MJEDISOR SHQIPTAR KRAHASUAR ME LEGJISLACIONIN EVROPIAN, Liber nga SAZAN GURI
Publike para 808 diteve - Me date 07/12/2022 Ora 12:27:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp:
E DREJTA E MJEDISIT - LEGJISLACIONI MJEDISOR SHQIPTAR KRAHASUAR ME LEGJISLACIONIN EVROPIAN
Ky libër ofron një teori të gjerë dhe njohuri praktike të së drejtës në përgjithësi si dhe asaj krahasuese.
Qëllimi kryesor është të sigurojë njohuri të gjëra të konventave kryesore mjedisore dhe të stimulojnë diskutimin dhe analizat krahasuese të problemeve mjedisore, duke rritur dhe aftësinë negociuese;
Gjithashtu ajo mbështet propagandimin e njohurive dhe shkëmbimin e eksperiencave.
Programi i lëndës “E DREJTA E MJEDISIT” përshtat një cikël leksionesh në të cilën pjesëmarrësit student do të jenë të angazhuar në mendimin kritik, problemet që kërkojnë ekspertizë juridike mjedisore deri në ato të vendimmarrjes.
Leksionet përfshijnë sezone të thjeshta dhe praktikë trajnimi, duke i angazhuar studentët të jurisprudencës me leksione të shkurtra bashkëveprimi, me raste studimi, ushtrime modeluese dhe diskutime në grup.
Këto leksione janë programuar, që të sigurojnë mundësitë e shfaqjes me prezantim të tipit “power point”, ku do të jepen opinionet në grup, rastet historike me mbrojtjet përkatëse civile të të gjitha palëve (komunitet, qytetar i thjeshtë, kompani, qeveri deri në vetë institucionin shtet), si dhe rrugët e zgjidhjes së tyre.
Qëllimi i këtij programi lektiv do të jetë i tillë, që studentët në fushën juridike, të kenë mundësinë dhe aftësinë të kuptojnë se si:
Të marrin njohuritë bazë të legjislacionit shqiptar mbi çështjet kryesore mjedisore.
Të marrin informacionin e duhur mbi të drejtat dhe detyrimet e dala nga ratifikimet kundrejt Konventave kryesore mbi çështjet mjedisore.
Të marrin njohuritë bazë mbi të drejtat dhe detyrimet e vendim marrësve në çështjet mjedisore.
Të marrin njohuritë bazë mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në çështjet mjedisore.
ISBN 999560369-1
Formati B5
Fq. 504
P.- 1,1kg
Sht. Bot. - Barleti
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.