Kerkimet per naften dhe pasojat ne komunitet, Liber SAZAN GURI
Publike para 808 diteve - Me date 07/12/2022 Ora 12:28:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp:
AKTIVITETI I NAFTËS NË ZHARRËZ DHE PASOJAT
Ndër faktorët kryesorë të formimit të lëkundjeve të nxitura për shkak të aktivitetit naftënxjerrës është se:
Me të dhënat e deritanishme konkludohet se çarjet hidraulike ndodhin gjithmonë mbas injektimit të ujit apo të ndonjë fluidi tjetër.
Shkaku lidhet me teknologjinë e shfrytëzimit të naftës në këtë zonë dhe se lëkundjet vijnë nga çarjet hidraulike.
Çarjet hidraulike bëhen edhe në rastin e projekteve gjeotermike, por në rastin e naftës krahas injektimit të fluidit për të bërë hapjen e çarjeve injektohet edhe rërë për të mbajtur çarjet e hapura në mënyrë që të komunikojnë me njëra-tjetrën.
Fluidi (ujë, rërë, nëse edhe kimikate,) që injektohet me presion të lartë në shtresën e gëlqerorëve dhe të ranorëve mund të komunikojë me këto prishje tektonike egzistuese, në afërsi apo brenda shtresës.
Tërmetet e vëna re kohët e fundit në zonën e Fierit, kanë të bëjnë me shfrytëzimin e naftës në këto zona.
Kjo dukuri nuk është e panjohur.
Me futjen e teknikave të reja për të rritur prodhimin e naftës dhe gazit dhe kryesisht të naftës së shisteve argjilore (shale oil), si krijimi i çarjeve (fracking), në SHBA janë vënë re tërmete të shumta në zona, ku më parë pothuajse nuk njiheshin, si në Teksas, Ohajo, Tenesi, etj.
Sforcimi ekzistues tektonik i prekur nga prodhimi i naftës për shumë vjet kundërpërgjigjet ndaj kores dhe shkakton tërmetet që mund të lokalizohen përreth zonës së prodhimit.
Puset shpohen horizontal me ball të madh.
Kjo teknikë nuk përdoret në vendburimet e vjetra dhe as në zona të banuara.
ISBN 978-9928-290-37-3
Formati B5
Fq. 191
P.- 0.9kg
v. 2019
Sht. Bot. - Barleti
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
Posta nuk është e përfshirë në çmim.
Pota për Tiranë 200 Lek
Posta në rrethe 300 lek
Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.