Punime dore nga Creativity zone by Stela - Shkoder - Albania
Publike para 1029 diteve - Me date 12/01/2021 Ora 11:37:00 PM
Për rezervime kontaktoni në Whatsapp.
Punimet qe krijoj jane unike dhe sherbejne per zbukurimin e ambjenteve te brendshme dhe te jashtme te shtepive, bizneseve te ndryshem si bujtinave, bare, restorante, hoteleri plazhi dhe malore.
E them me bindje te plote qe ne cdo punim ndaj nje pjese te shpirtit tim, te dashurise sime per artin e te bukures dhe unikes.
Motoja ime " Nuk eshte ar cdo gje qe ndrin".
Jam Stela nga qyteti i Shkodra.
Biznesi qe bej aktualisht nuk ka te beje me profesionin te cilin zgjodha ne jete.
Pas shkeputjes sime nga puna ne nje institucion shteteror, iu dedikova me kohe te plote hobit dhe pasionit tim, te berit te punimeve artizanale inovative, duke perdorur kryesisht qeramike, gure dhe drure.
Mendova te hap faqen time online ne facebook dhe instagram, si menyre per ti bere te njohura punimet e mia handmade me ndjekesit e mi.
Vura re qe tregu ne Shqiperi kishte nje etje per te blere punime te tilla dhe fillova ti shisja online.
Kam marr pjese ne panaire te ndryshme dhe kam patur sukses si ne ndarje eksperiencash mes artizaneve, por edhe ne promovimin direkt te punimeve te mia me kliente nga cdo vend i Shqiperise dhe me gjere.
Aktualisht jam anetare dhe koordinatore e Shoqates se Artizaneve ne Shkoder.
Gezoj titullin "Mjeshter" nga Dhoma e Kombetare e Zejtarise.
Kam mar pjese ne shume projekte dhe konkurse dhe ndihem krenare qe idete e mia inovative jane vleresuar.
Qe prej vitit 2017, gezoj biznesin tim online, ku mirepres te gjitha punimet e artizaneve dhe kam nje bashkepunim te frytshem me ta, per ti dhene vlere punimeve artizanale pertej kufijve shqiptar.
Gjithashtu jam e hapur per te ofruar kurse te punimit te artit me dore,teper kreativ per brezin e ri, ne ruajtje te trashegimise artizanale ne Shkoder.