Dhalle dybeku nga Bujtina Hader Xhebro ne Nivicë Tepelenë
Publike para 911 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:43:00 AM
Dhalle me kos dele me qumesht te fresket e rrahur me dore ne dybek per 20 minuta. Kjo eshte nje pije freskuese 100 bio. Çmimi per nje gote dhalle te fresket = 50 lek te reja
Komoditeti i ambjenteve tona dhe ushqimi bio i zones jane dy nga asete tona kryesore. Gatimet dhe sherbimin i
bejme me dashuri sepse eshte nje biznes familjar qe ka lindur per shkak
te dashurise qe kemi per vendin dhe miqte qe vijne dhe na vizitojne. Presim te rezervoni tavolinen tuaj nese jeni per nje vizite nje ditore minimalja 4 ore para. Ndersa per ju qe doni te shetisni dhe te vizitoni dhe atraksionet perreth mund te rezervoni nje nga 6 dhomat e bujtines. Klikoni Ketu per te bere rezervim per akomodim ne bujtine.
Per te ardhur ne bujtine duhet te ndiqni rrugen Tepelene - Benc - Lekdush - Progonat - Gusmar - Rexhin - Nivice dhe Llufe. dhe nga bregdeti duke u futur nga Lumi i Vlorës ose Borshi deri ne Kuc dhe pastaj Progonat - Gusmar - Rexhin - Nivice dhe Llufe. Rruga nga Tepelena deri ne Nivice eshte 30 Km dhe 7 km deri ne Llufe te Bujtina Hader Xhebro.