Oferta KUVENDI I TRETË NDËRKOMBËTARI AKADEMISË RRËNJËT TONA - VËLLIMI 1 - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri - Akademia Rrënjët Tona / GJUHA SHQIPE - GJUHA E NATYRËS - LIBER I REFERATEVE nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
KUVENDI I TRETË NDËRKOMBËTARI AKADEMISË RRËNJËT TONA - VËLLIMI 1 - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri - Akademia Rrënjët Tona / GJUHA SHQIPE - GJUHA E NATYRËS - LIBER I REFERATEVE
Publike para 834 diteve - Me date 06/12/2022 Ora 2:08:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp:
Ky libër i referateve përfshin një numër të moderuar të shkencëtarëve që janë marrë dhe merren me problematikat historiko-gjuhësore.
Libri kufizohet në tre problematika kryesore si:
Në gjuhësinë para historike, pra, tek piktogramet 35 mijë vjeçarë, petrodilet 20 mijë vjeçarë, hieroglifet dhe kunjiformet tre mijë vjeçarë deri tek ALFABETET Pellazgo-Etrusko-Ilire në 1200-1500 vjeçare p.e.s.
Marrëdheniet gjuhësoro-historike nga tregimet homerike, pra dalja në pah e gjuhëve të reja heleno-latine, marrëdhëniet dhe varësitë nga gjuha pellazgo-etruske, si dhe sqarimet etniko-arkeologjke e shkrimeve të vjetra deri në periudhën e mesjetes së vonë, ku deklarohet dhe zyrtarisht ALFABETI, ose shkrimi shqip (Pal Engjelli, Buzuku, etj.), dhe sesi ky shkrim vazhdohet deri në vigjilje të Kongresit të Manastirit.
Etniciteti dhe historia e gjuhës shqipe para rilindase, rilindase deri në Kongresin e Manastirit si fazë e parë dhe nga Kongresi i Manastirit deri në diktatorizimin e vëndit (1944), si fazë e dytë.
Më pas jepen shkrime mbi përpjekjet për evidentimin e gjuhës shqipe, si dhe kufizimet kulturoro-politike në vlerësimin e saj.
Problematika të tjera janë marrëdhëniet e vështira në mes gegënishtes dhe toskërishtesh dhe mundësitë e unifikimit si proçes pasurimi të gjuhës Shqipe, ose unifikimi i abetareve në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe pasurimi i teksteve Shqiptare, me historinë gjuhësore si bazë e ripërteritjes atdhetare të gjuhës, si dhe zgjerimi tekniko profesional i mekanizmave morfologjiko-sintaksore të gjuhës shqipe, duke reflektuar mungesat e shprehive gegënishte.
Në të gjitha problematikat vlerësohen qartazi e me pathos shkencor figurat e lëna pas dore, si nga regjimi i kaluar dhe i mohuesve të shkencës gjuhësore shqiptare.
ISBN 978-9928-03-471-7
Viti i botimit 2022
Format A4
292 Faqe
Pesha 1.8 kg
Shtëpia Botuse - UEGEN
Shënim:
Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.