Oferta KUVENDI I TRETË NDËRKOMBËTARI AKADEMISË RRËNJËT TONA -VËLLIMI 2 - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri - Akademia Rrënjët Tona nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
KUVENDI I TRETË NDËRKOMBËTARI AKADEMISË RRËNJËT TONA -VËLLIMI 2 - Libër nga Prof. Ing. Sazan Guri - Akademia Rrënjët Tona
Publike para 834 diteve - Me date 06/12/2022 Ora 2:08:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp:
Gjuha është vetë Kombi dhe populli shqiptar.
Mund të themi pa ngurim dhe të dakordësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se gjuha është thesari më i çmuar i popullit tonë, është energjia e bashkuar më e dukshme identitare e tij, është patenta kombëtare e trashëgimisë të së kaluarës, e vlerave më të ndritura të së sotmes dhe garancia më e madhe dhe e sigurt e për sfidat e të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.
Gjuha është ndihma më e vyer e Kombit dhe popullit shqiptar në thesarin e kulturës botërore.
Gjuha ka qënë objekt studimesh prej shekujsh, nga dijetarë, studiues e shkencëtarë nga trevat shqiptare dhe të huaj.
Me këtë rast shprehim vlerësimin tonë më të lartë për të gjithë ato që i ndihmuan studimeve albanologjike, pavarësisht nga koha, vëndi dhe qasja e tyre shkencore.
Të gjithë janë të kujtuar dhe të respektuar në këtë Kuvend Albanologjik.
Të gjithëve u shprehim homazhet tona më të thella dhe mirënjohjen më të lartë.
Bazuar mbi këtë trashëgimi historiko-teorike albanologjike ndër shekuj, Kuvendi Gjuhësor Albanologjik synon që të avancojë, të zgjerojë dhe të thellojë akoma më tej studimet në këtë fushë, në dritën e burimeve të reja, të qasjeve moderne dhe të metodave më të përparuara kërkimore e shkencore.
Lidhur me pyetjen e dytë, përse në këtë kohë?
Mund të themi pa ngurim dhe të dakordësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se momenti historik që po kalon Kombi e populli shqiptar thërrasin gjuhën në krye të agjendës sonë kombëtare, fqinjësore, Ballkanike, Evropiane dhe globale.
Në rrafshin kombëtar, dilemat e brëndshme kulturore e shkëncore, qytetare dhe intelektuale, qasjet diverse dhe kontraverse e rivendosin albanologjinë sërish në tryezat e debatit tonë të brëndshëm kulturor e shkencor, akademik dhe mbarëpopullor.
Ky debat duhet nxitur e zhvilluar, sepse i kontribuon ndriçimit të identitetit tonë kombëtar dhe lartësimit të imazhit të tij ndërkombëtar të botës.
Gjuha është patenta më e sigurt, më cilësore dhe më garuese e shqiptarëve në rendin globalist të mileniumit të ri.
ISBN 978-9928-03-471-7
Viti i botimit 2022
Format A4
292 Faqe
Pesha 1.8 kg
Shtëpia Botuse - UEGEN
Shënim:
Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.