Tërheqja që dikush gjen në ngjyra dhe në tingull e bën njeriun të pyesë nëse fshihet një mister pas tyre, nëse ka një gjuhë me ngjyra dhe tinguj që mund të mësohet.
Dhe përgjigjja është se gjuha e ngjyrës dhe e tingullit është gjuha e shpirtit dhe se është gjuha jonë e jashtme ajo që na bën të hutojmë për kuptimin e asaj gjuhe të brëndshme. Ngjyra dhe tingulli janë gjuha e jetës. Jeta shprehet në të gjitha rrafshet e ndryshme të ekzistencës në formën e ngjyrës dhe tingullit. Por manifestimet e jashtme të jetës janë aq të ngurta dhe të dendura sa që sekreti i natyrës dhe karakterit të tyre është varrosur poshtë. Pse bota quhet iluzion nga mistikët? Sepse natyra e shfaqjes është e tillë që ajo e fsheh sekretin e vet brenda vetes dhe shfaqet në një formë kaq të ngurtë, saqë fshihen imtësi, bukuri dhe mister i karakterit të saj, Prandaj, kërkuesit e së vërtetës së jetës, studentët e jetës, janë dy lloje të kundërta. Njeri dëshiron të mësojë nga pamja e jashtme. Tjetri dëshiron të zbulojë sekretin që fshihet pas tij. Ai që mëson nga e jashtmja e merr njohurinë nga e jashtmja, të cilën ne e quajmë shkencë.
Në ofertë përfshihet një libër me të dhënat e mëposhtme:
- Titulli: Misticizmi i Tingullit Fuqia e Fjales
- Autor: Hazrat Inayat Khan
- Përkthyesi: Arbër Veshi
- Botuar në: 2021
- Tirazhi: 600 cop
- Gjuha e publikimit: Shqip
- ISBN: 978-9928-090-95-9
- Formati: Me kapak të hollë
- Numri i faqeve: 420
- Përmasat e librit: 142 x 198 x 27 mm
- Çmimi: 1500 lekë/ 13 euro
Pagesa për librin bëhet te postieri që sjell librin për ata që ndodhen në Tiranë, ndërsa për në rrethe ose jashtë shtetit, bëhet në Wester Union ose Money Gram. Posta nuk është e përfshirë në çmim. Posta për Tiranën 200 lek Posta në rrethe 300 lek Posta për jashtë shtetit në varësi të shtetit.
|