Një biografi e shkurtër për Alkimistin e frikshëm Xhiuzepe Balsamo, i cili u lind në 1743 në Palermo, i arsimuar në shkollën e kishës të San Rokos.
La qytetin në moshen 20 vjeçare për të vizituar Afrikën e Veriut, Levantin dhe Mesdheun. Pasi mori emrin Konti Kaliostro ai udhëtoi përreth Europës për një dhjetëvjeçar duke bërë çudira magjike, duke shëruar të sëmurët dhe duke themeluar degë të lëvizjes së tij Masonike Egjiptiane. I liruar nga akuza e mashtruesit pasi ishte burgosur në Bastijë më 1785, u kap nga inkuzicioni Romak më 1789 dhe vdiq në 1795. Armiqtë e tij ishin shumë si: - Kazanova, dashnori më i madh i epokës, ishte xheloz i hidhur për të.
- Katerina e Madhe, perandoresha e Rusisë donte t'a mbyste.
- Johan von Gëte, nga më të nderuarit e shkrimtarëve gjermanë, ishte bërë si i çmendur nga urrejtja për të.
- Mbreti i Frances Luigji i XVI e përndoqi si një revolucionar të rrezikshëm.
- Mbretëresha Maria Antoneta e donte të mbyllur përgjithmonë në Bastijë pasi e kishte përfshirë në një mashtrim për një gjerdan diamanti.
- Gjithashtu Papa Piu i VI e akuzoi për kërcënim ndaj mbijetesës së Kishës Katolike.
- Do të ishte e vështirë të gjeje një përmendore më të trishtuar se shtëpia gërmadhë për dikë që ishte dikur një emër aq i njohur në botën perëndimore.
- Ai ishte një magjistar që monarkët i bënin lajka, peshkopët ia kishin frikën, artistët e kishin pikturuar, doktorët e kishin urryer dhe gratë e kishin dëshiruar.
Në ofertë përfshihet një libër me të dhënat e mëposhtme: Titulli: Alkimisti i frikshëm Autor: Iain Mc Calman Përkthyesi: Capajev Zere Botuar në shqip: Nëntor 2020 Tirazhi: 700 cop Gjuha e publikimit: Shqip ISBN: 978-9928-09-074-4 Formati: Me kapak të hollë Numri i faqeve: 368 Përmasat e librit: 140 x 201 x 24 mm Çmimi: 1300 lekë/ 11 euro
Pagesa për librin bëhet te postieri që sjell librin për ata që ndodhen në Tiranë, ndërsa për në rrethe ose jashtë shtetit, bëhet në Wester Union ose Money Gram. Posta nuk është e përfshirë në çmim. Posta për Tiranën 200 lek Posta në rrethe 300 lek Posta për jashtë shtetit në varësi të shtetit.
|