Oferta KUVENDI I DYTE NDERKOMBETAR I AKADEMISE RRENJET TONA, Kongresi i Lushnjes, themelete e shtetit te sotem shqiptar, Liber nga Sazan Guri nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
KUVENDI I DYTE NDERKOMBETAR I AKADEMISE RRENJET TONA, Kongresi i Lushnjes, themelete e shtetit te sotem shqiptar, Liber nga Sazan Guri
Publike para 286 diteve - Me date 12/11/2023 Ora 1:03:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp
KUVENDI I DYTË NDËRKOMBËTARI AKADEMISË RRËNJËT TONA
Europa i ngelet borxh këtij vendi?!
Sepse lejoi: të rrudheshin kufijtë e të parëve të tyre, të shndrrohej emri nga Dardani në Kosovë, të kthente emrin nga Iliri, Epir e Dardani në Balkan, për të humbur, kësisoj, e kaluara e popullit shqiptar dhe të shpallesh vend i humbur, së bashku me Turqinë, megjithëse ishim nën pushtimin e tij; të nxirrte gjuhën shqipe, gati në herezi, jashtë listës së gjuhëve europiane, duke e quajtur pa pikë lidhje trungun e vet ‘indoeuropian‘, ‘djall‘, ‘shejtan‘, veçse shqipe jo; të mos njihte prej tetë vjetësh pavarsinë e dytë të shqiptarëve (më 1912), sepse e para (më 1444) ishte at’herë kur europa flinte gjumë dhe nuk i kishte ardhur ende epoka e hekurit.
Duke mos njohur të drejtat e një kombi, Fuqitë e Mëdha, krijuan në Ballkan një ekuilibër të ekuilibruar, të paqëndrueshëm dhe një vatër zjarri të përhershme.
Shqipërisë i është dashur të luftojë jo kundër, një apo dy, por kundër 11 armiqve, nga të cilët, tre ishin Perandori (Turqia, Austro-Hungaria e Ruse), katër ishin Fuqi të Mëdha (Angli, Francë, Gjermani, Itali dhe katër ishin hiena (Serbi, Greqi, Mal i Zi, Bulgari).
Kjo racë e vjetër dhe e shquar ka parë se si racave të tjera fqinje, kombësia iu njoh dhe iu mbrojt në kurriz të saj prej fuqive të ndryshme evropiane dhe se aspiratat e fqinjëve u realizuan, pjesërisht falë eksperiencës së tyre si të pavarur.
Dihet që kombet janë si familjet.
Fqinjët, pothuajse kundërshtarë, dhe miqësinë e ruajnë me fshatin tjetër, ndërsa shqipëria dhe shqiptarët nuk i kishte këta miq, as afër e as larg, të gjithë kundër saj, aq sa edhe kur e fitoi mëvetësinë, lindi një problem më i madh, si ndarja e gjahut prej gjahëtarëve.
Kjo lloj sjellje të bën të thellohesh e të pyesësh, pse pikërisht dhe vetëm me këtë komb?
Por, kjo nuk kërkon përgjigje mekanike, të shpejt, aty për aty, dhe këtu mbase gabohen të gjithë, vendas dhe të huaj.
Dhe sa më pak të njohësh gjuhën, historinë e shqiptarëve, vlerat deri në misionin e shqipes dhe të vetë shqiptarëve, me të cilat mundohet të sjellë ky artikull, aq më shumë gabon.
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
Posta nuk është e përfshirë në çmim.
Posta për Tiranë 200 Lek
Posta në rrethe 300 lek
Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
Formati A4
v. 2020
Fq. 260
P.- 1.2kg
Sht. Bot. - Barleti
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.